Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hollivudi zbret në pasarelë, Java e Modës në Nju Jork

Nga A2 CNN
8 Shtator 2019, 18:33 | Showbiz

Ralph Lauren mendon për modën në terma kinematografik. Magjia e Hollivudit, me një skenë të krijuar si në filmat e Vudy Allen, erdhi në pasarelën e stilistit, teksa prezantoi krijimet e reja, pjesë e Javës së Modës në Nju Jork.

Sfilata ishte menduar brenda klubit të Ralph, në formën e një balloje në Wall Street, me një kod veshjeje, në ngjyrat bardh e zi, duke risjelle filmat e viteve ’20.

Modelja Gigi Hadid ishte e para që u ngjit në skenë, nën tingujt e Frank Sinatra me “Night and Day”, me një koleksion që për Lauren vjen natyrshëm, në nderim të veshjeve femërore të 50 viteve më parë, duke e përshtatur elegancën e femrës me kostumet mashkullore, me këmisha e kravata, pse jo edhe me ngjyrat e errëta, ndonëse nuk munguan fustanet, rruazat e teminat, për më shumë shkëlqim.

Në asnjë veshje nuk mungoi ndërthurja e ngjyrave, kryesisht të bardhës dhe të zezës, të kuqes apo blusë, ndërsa copa e përzgjedhur ishte velveti.

Ajo që rrëmbeu vëmendjen e të pranishmëve, në tryezat rreth pasarelës, ishte modelja Bella Hadid, që shkëlqeu me një fustan të kuqërremtë, duke rikthyer në vëmendje dashurinë që Ralph Lauren ka për tapetin e kuq dhe ky ishte një fustan për tapet të kuq.

A2 CNN Livestream

Dita jonë