Jennifer Lopez, një striptiste 50-vjeçare në “Hustler”

Nuk e kishte menduar kurrë se një ditë, në moshën 50-vjeçare, do të luante rolin e një striptisteje.

Jennifer Lopez thotë se puna që i është dashur të bëjë për rolin e saj në “Hustler”, duke mësuar kërcimin ekzotik apo “pole dance” ka qenë një nga gjërat më të vështira që i është dashur të bëjë në jetë.

Aktorja është protagonistja kryesore në “Hustler”, filmi i cili u shfaq premierë gjatë Festivalit të Filmit në Toronto.

Nga tapeti i kuq, Lopez tha se ofertën e priti me shumë dëshirë, edhe faktin se do ti duhej të mësonte një tjetër lloj kërcimi, por kurrsesi nuk e kish menduar se do të ishte kaq e lodhshme.

“Hustler”, shfaqur premierë në kinematë britanike këtë javë, i dedikohet një grupi striptistesh njujorkeze, të cilat punojnë që bashku, me qëllimin për t’i marrë sa më shumë para klientëve të tyre të Wall Street.

Ata arrijnë ekstremin, kur nisin të luajnë me klientët, duke i shitur atyre drogë, që të mos e kuptojnë sesa para po shpenzojnë. Filmi bazohet në një histori të vërtetë dhe është frymëzuar nga një artikull i revistës “New York”, që u bë viral në vitin 2015.

Temë kryesore e filmit është shoqëria, ndërsa aktorja 50-vjeçare shfaqet tejet joshëse. Në Festivalin e Filmit në Toronto shumë filma luftojnë për të tërhequr vëmendjen, për një kandidim për çmimin Oskar, ndërsa “Hustler” është një film që realisht mund të tërheq shumë publikun, për t’i siguruar edhe të ardhura nga shitja e biletave në kinema për këtë sezon.   

Shkarkoni aplikacionin e A2