Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kevin Hart ka rinisur të ecë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2019, 09:09 | Showbiz
Kevin Hart ka rinisur të ecë

Kevin Hart ka nisur të ecë sërish pas aksidentit me makinë javën e kaluar.

Aktori i famshëm i filmave komedi iu nënshtrua një operacioni para një jave, pasi aksidenti i shkaktoi 3 fraktura në shtyllën kurrizore. Sipas TMZ, 40-vjeçari ka nisur terapinë në spital dhe po ecën ngadalë.

Kevin Hart pësoi aksident në datën 1 shtator, kur makina e tij 1970 Plymouth Barracuda ra nga një digë në Mulholland Highway, Kaliforni. Kevin ishte pasagjer në makinën që po e drejtonte miku i tij Jared Black.

https://a2news.com/2019/09/02/aksident-i-rende-per-aktorin-e-famshem-peson-demtime-ne-kurriz/

Tiffany Haddish tha për Entertainment Tonight se aktori po e merr veten: “Është në rregull, gjithçka po shkon mirë. Ka nisur të ecë që tani”.

Hart pritet të kalojë disa muaj rehabilitim dhe axhenda e tij e ngjeshur, që përfshin edhe 5 filma që janë njoftuar tashmë, do të ndikohet nga terapia fizike së cilës ka nisur t’i nënshtrohet.

https://a2news.com/2019/09/06/3-fraktura-ne-shtyllen-kurrizore-zbulohet-gjendja-e-kevin-hart-pas-aksidentit-te-frikshem/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli