Khabib-McGregor në Moskë?! Reagon edhe Dana White

Në mars të këtij viti, irlandezi Conor McGregor njoftoi tërheqjen nga artet marciale, pasi në ndeshjen e fundit ishte mposhtur keqazi nga Khabib Nurmagomedov.

Por teksa e ka parë këtë të fundit të rikthehet sërish në ring e të triumfojë sërish si kampion i peshave të lehta në UFC, irlandezin duket se “nuk e ka zënë vendi”.

Menjëherë pas fitores së Khabib ndaj Dustin Poirier në raundin e tretë, McGregor ka reaguar me anë të një postimi në “Twitter” ku kërkon revanshin ndaj rivalit të tij dhe këtë kërkon ta zhvillojë në Moskë. “Rezervoni ndeshjen time në Moskë”, ka shkruar pas ndeshjes.

Në anën tjetër edhe Presidenti i UFC-së, Dana White nuk e ka mohuar aspak një ripërballje të tillë, madje i ka hapur rrugë.

“McGregor e dëshiron atë luftë dhe unë jam i sigurt se edhe tifozët do të dëshironin ta shohin atë. Kështu që ne do të shohim ç’mund të bëjmë”, ka thënë White.

Shkarkoni aplikacionin e A2