Khabib vazhdon të jetë “Mbreti” i UFC

“Shqiponja” fluturoi në Abu Dabi. Khabib Nurmagomedov u kthye të luftonte pas incidenteve në UFC 229 dhe të shtunën në mbrëmje rinisi në mënyrë të shkëlqyer karrierën e tij.

Luftëtari nga Dagestani tregoi formë fantastike në oktagon dhe pas fiores ndaj Poirier tha: “Artet Marciale Mikse janë respekt në radhë të parë. Ndodhën shumë gjëra dhe dua t’i harroj të gjitha”.

Dustin Poirier e vuri në vështirësi “Shqiponjën” pas një kapjeje të cilës Khabib i mbijetoi për mrekulli. Në raundin e tretë, rusi fitoi pasi detyroi kundërshtarin që të dorëzohej.

Khabib Nurmagomedov merr titullin e peshave të lehta në UFC dhe vazhdon të qëndrojë i pamposhtur, me 28 fitore dhe asnjë humbje në karrierë.

Shkarkoni aplikacionin e A2