Meta te “Hetimori”, ekspertët e Venecias 3 ditë takime për Presidentin

Ilir Meta është i pari President që dëshmon në një Komision Parlamentar. Kreu i shtetit do t’i drejtohet mëngjesin e së hënës Kryesisë së Kuvendit, prej nga ku për 4 vite radhazi, deri në 2017-n, orientoi planin e punës dhe vendimmarrjen e Parlamentit, si kryetar i tij.

Ato që deri më tani i ka artikuluar nëpër konferenca shtypi, Presidenti do t’ia përcjellë përballë deputetëve të Komisionit Hetimor që kërkon shkarkimin e tij për shkak të anulimit të dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe caktimin e 13 tetorit si datë të re për mbajtjen e tyre.

Këto qëndrime, kreu i shtetit do t’ia përcjellë edhe ekspertëve faktmbledhës së Komisionit të Venecias, të thirrur për asistencë nga hetimori. Ata do të zbarkojnë në Tiranë të hënën, por takimet kryesore, përfshirë dhe atë me presidentin do ta kenë në datën 10. Në tre ditë, delegacioni do të takojë dhe  Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendi, opozitën në Kuvend dhe atë jashtë tij, anëtarët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, ministrin e Brendshëm, Përfaqësues të KQZ-së dhe anëtaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese.

Në 11 dhe 12 tetor, Venecia pritet të votojë në sesionin plenar të saj raporti me gjetjet e këtyre takimeve. Duke dhënë një opinion të sajin nëse Presidenti e ka shkelur apo jo Kushtetutën, shkelje sipas të cilave mazhoranca kërkon ta shkarkojë.

Shkarkoni aplikacionin e A2