Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Negociatat e anëtarësimit, kryeministri grek kërcënon një muaj para vendimit

Nga A2 CNN
8 Shtator 2019, 16:12 | Politikë
Negociatat e anëtarësimit, kryeministri grek kërcënon

Kur sytë i kemi nga Gjermania dhe Franca për vendimin e negociatave të anëtarësimit në BE, presionin e rrit dhe fqinji ynë jugor.

Vota e Greqisë për hapjen e negociatave është e kushtëzuar me minoritetin. “Kryeministri grek i dërgon një mesazh të fortë qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës", shkruan gazeta “Kathimerini” në “Twitter” teksa i referohet deklaratave të Kyriakos Mitsotakis gjatë një konference për shtyp.

Mitsotakis thotë se Greqia nuk do të mbështesë me vote bisedimet për anëtarësim për Shqipërinë, ne tetor derisa shohë  se po merren masa praktike kundër diskriminimit të minoritetit grek. Sipas gazetës këtë çështje ai e ka ngritur dhe gjatë takimeve me liderët europianë Merkel, Macron dhe Rutte, në prag të debateve në Këshillin Europian në tetor.

“Qeveria shqiptare duhet të kuptojë se duhet të ndryshojë drejtim. Për aq kohë sa provokon, për aq kohë sa përdor taktika te papranueshme kundër minoritetit grek, duhet të këtë parasysh se nuk do të këtë mbështetjen e Greqisë në hapjen e negociatave”, është shprehur Mitsotakis një muaj para se në Bruksel të vendoset për fatin e vendit tonë.

https://a2news.com/2019/08/28/kukan-maqedonia-e-veriut-mund-te-marre-date-per-negociatat-ne-vjeshte-pak-gjasa-per-shqiperine/
https://a2news.com/2019/08/30/negociatat-per-anetaresim-dimitrov-shkupi-te-trajtohet-vecmas-nje-me-mire-se-zero/
https://a2news.com/2019/09/03/ngjela-po-u-shkarkua-presidenti-hapen-negociatat-per-anetaresim-ne-be/

A2 CNN Livestream

Dita jonë