Pas 10 djemve, çifti britanik bëhet më në fund me vajzë

Alexis Brett mund të quhet nëna më e lumtur në botë, pasi më në fund është bërë me vajzë pas 10 djemve.

Ajo dhe bashkëshorti i saj David ishin çifti i parë në Britani që kishin lindur 10 meshkuj radhazi. Por, tashmë ëndrra e tyre është plotësuar: kanë një vajzë.

39-vjeçarja Alexis tha: “Jemi shumë të lumtur. Prisja të më thonin që e kisha sërish djalë dhe u shokova kur më thanë që është vajzë. Kam një ndjenjë fantastike”.

Vajza quhet Cameron, pasi çifti e pëlqen shumë aktoren Cameron Diaz, dhe, sipas babait të saj, ka pasur një ndikim shumë të mirë te 10 vëllezërit e saj.

“Sillen shumë më mirë kur janë pranë saj. Mundohen të mbajnë qetësi kur ajo fle sepse nuk duan ta zgjojnë. Gjithashtu, duan të ndihmojnë për ta mbajtur dhe për ta ushqyer”, tregon 44-vjeçari.

Shkarkoni aplikacionin e A2