Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Pula shkakton kancer”, përfundimi i habitshëm i studimit të Universitetit të Oksfordit

Nga A2 CNN
8 Shtator 2019, 11:56 | Lifestyle
“Pula shkakton kancer”, përfundimi i habitshëm i studimit

Të hash pulë do të thotë t’i shtosh vetes rrezikun për t’u prekur nga një lloj i rrallë kanceri i gjakut dhe nga kanceri i prostatës te meshkujt.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Universiteti i Oksfordit.

Studimi vëzhgoi rreth gjysmë milioni britanikë për një periudhë prej 8 vitesh (2006-2014). Dieta e tyre u analizua së bashku me sëmundjet që këta persona vuajtën gjatë kësaj periudhe. Nga këta, rreth 23 000 persona u prekën nga kanceri gjatë periudhës së studimit.

Shkencëtarët e Oksfordit vunë re se pula lidhej me rrezikun e kancerit në prostatë dhe të një kanceri që prek rruazat e gjakut.

Deri tani, mishi i pulës konsiderohej gjerësisht si një alternativë e shëndetshme e mishit të kuq.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli