Serena Williams nuk bën dot 24, US Open shkon për 19-vjeçaren kanadeze

Në tenisin e femrave ka lindur një yll. Quhet Bianca Andreescu dhe është “mbretëresha” e re e US Open.

19-vjeçarja kanadeze mundi në finale amerikanen Serena Williams me rezultatin 6-3 dhe 7-5, duke bërë që Williams mos të fitojë ende Grand Slam-in e saj të 24 në karrierë, shifër që do ta barazonte me legjendën Margaret Court.

Interesant është fakti që në vitin 2000, kur Andreescu ka ardhur në jetë, 37-vjeçarja Serena Williams e kishte fituar një Grand Slam.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 156 raste të reja nga 3079 testime të kryera
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Në spitale po trajtohen 155 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 të intubuar