Tajfuni godet Korenë e Veriut, viktima e dëme kolosale

Edhe Koreja e Veriut është goditur nga tajfuni i fuqishëm “Lingling”, i cili sipas raportimeve të medias shtetërore të vendit komunist, ka vrarë të paktën 5 persona.

Raportohet se dëmet janë kolosale. Më qindra shtëpi janë shkatërruar thuajse tërësisht, ndërsa me mijëra të tjera kanë mbetur pa energji elektrike. Po ashtu, janë anuluar edhe dhjetëra fluturime avionësh.

Stuhia, e cila më parë vrau edhe 3 persona në Korenë e Jugut, ka përmbytur rreth 460 kilometra katrorë tokë bujqësore në shtetin që tashmë vuan mungesat e ushqimeve.

Në fillim të këtij viti, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se deri në 10 milionë koreanoveriorë ishin në nevojë urgjente për ndihmë ushqimore.

Shkarkoni aplikacionin e A2