Vrojtuesit e plazheve, qindra ndërhyrje dhe shpëtime jetësh

Ndonëse pushimet buzë detit konsiderohen si shlodhëse dhe rikuperuese për trupin e njeriut, nuk mungojnë as të papriturat dhe as rastet e emergjencave shëndetësore.

Dhe personi i parë që vjen në ndihmë në të tilla raste është vrojtuesi i plazheve. Gjatë këtij sezoni veror, autoritetet lokale, edhe pse me vonesë, u kujtuan në muajin korrik që ta vendosin detyrim ligjor që në plazhe publike apo private të jenë vrojtuesit e licensuar të plazheve.

Edhe pse e filluan punën thuajse në mes të sezonit, vrojtuesit e plazheve, aty ku kanë shërbyer, kanë mundur të ndërhyjnë në disa qindra raste në det dhe në tokë, duke shpëtuar jetë njerëzish dhe duke dhënë ndihmën e parë, nga Velipoja deri në Vlorë.

Edhe pse e quajnë një sezon të suksesshëm sa i takon punës së tyre dhe jetëve të shpëtuara, trajnuesit e vrojtuesve të plazheve apelojnë pranë autoriteteve lokale dhe ministrisë së linjës që vitin e ardhshëm të bëjnë një zbatim sa më rigoroz të ligjit që parashikon vendosjen e vrojtuesve të licensuar në plazhe publike dhe private, me qëllimin kryesor për të rritur sigurinë e pushuesve.

Shkarkoni aplikacionin e A2