Barbie meksikane përkujton “Ditën e të Vdekurve”

Barbie ka vendosur që të nxjerrë në shitje një kukull për nder të Ditës së të Vdekurve, festës tradicionale ku meksikanët kujtojnë të afërmit dhe familjarët që nuk jetojnë më. Kukulla e veçantë, e quajtur “La Catrina”, do të kushtojë 75 dollarë dhe sipas Mattel, kompanisë që prodhon Barbie-n, ajo është një vlerësim për Meksikën, simbolet dhe njerëzit e saj.

E bukur dhe e frikshme, Catrina është krijuar nga karikaturisti José Guadalupe Posada në vitin 1912 dhe është bërë simbol i Ditës së të Vdekurve. Festa tradicionale kremtohet çdo vit në Meksikë ng 31 tetori deri në 2 nëntor.

Shkarkoni aplikacionin e A2