Basha kujton kryengritjen e Postribës: Pasardhësit e xhelatëve përkujtojnë masakrat shtetërore

Lulzim Basha ndodhet në samitin e Partisë Popullore Europiane, por ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike ritheksoi mesazhet mbi gjendjen aktuale të vendit duke evokuar kryengritjen antikomuniste të Postribës në 73-vjetorin e saj.

“Më 9 shtator të 1946-s, burra, intelektualë, malësorë e klerikë të të gjitha besimeve, frymëzuan e u ngritën në të parën kryengritje antikomuniste në Europë, që tronditi nga themelet regjimin komunist, i cili u përgjigj me dhunë masive, vrasje e pushkatime pa gjyq”, shkruan në rrjetet sociale Lulzim Basha.

Sipas kreut të Selisë Blu, qeveria e sotme po synon të nxjerrë nga diskursi publik qëndresën ndaj diktaturës.

‘’Pasardhësit e xhelatëve po tentojnë ta kthejnë sërish në kulturë zyrtare përkujtimin e masakrave shtetërore dhe po synojnë të nxjerrin nga diskursi publik përkujtimin e qëndresës ndaj diktaturës dhe të heronjve që ranë në përpjekje për liri e dinjitet’’, shkruan kryetari demokrat.

  • LAJMI I FUNDIT | Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dënohet me 5 vite burg
  • LAJMI I FUNDIT | Ish ministri Saimir Tahiri u shpall fajtor për shpërdorim detyre
  • LAJMI I FUNDIT | Gjykata: Tahiri, i pafajshëm për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës
  • LAJMI I FUNDIT | Nga gjykimi i shkurtuar, dënimi për ish ministrin Tahiri ulet në 3 vjet e 4 muaj
  • LAJMI I FUNDIT | Prokuroria kishte kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm
  • LAJMI I FUNDIT | Tahiri u shpall i pafajshëm dhe për akuzën e grupit të strukturuar kriminal
  • LAJMI I FUNDIT | Dënimi 3.4 vite për Tahirin, konvertohet në 3 vjet shërbim prove
  • LAJMI I FUNDIT | Ish ministri Saimir Tahiri: Kjo që ndodhi ishte një estradë
  • LAJMI I FUNDIT | Saimir Tahiri: Gjykata tha nuk jam kriminel dhe as trafikant
  • LAJMI I FUNDIT | Saimir Tahiri: Të presim, jam kureshtar të lexoj atë që dëgjova