
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme për paqen dhe rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Deklarata vjen nga kryeministri i Luksemburgut, Havier Bettel, i cili priti homologen serbe, Ana Bërnabiç në një takim në Luksemburg.
Ai nënvizoi rëndësinë e rifillimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa e konsideroi Ballkanin faktor kryesor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në kontinent. Nga ana tjetër, edhe kryeministrja Bërnabiç foli për rifillimin e bisedimeve.
“Shpresoj që pas zgjedhjeve, do të kemi njerëz që do të jenë mjaft të guximshëm, të përgjegjshëm dhe të aftë të flasin për një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme”, u shpreh ajo.