Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

CNN: SHBA tërhoqi agjentin sekret nga Rusia në 2017, Trump mund ta “zbulonte”

Nga A2 CNN
9 Shtator 2019, 19:42 | Bota
CNN: SHBA tërhoqi agjentin sekret nga Rusia në 2017,  Trump mund ta

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të një misioni sekret në 2017, tërhoqën me sukses nga Rusia njërin prej burimeve të nivelit të lartë brenda qeverisë së Kremlinit.

Raportimi vjen nga CNN që citon burime të ndryshme të administratës së presidentit Donald Trump. Një person i përfshirë drejtpërdrejtë në këtë ngjarje tha se ky zhvillim u nxit kryesisht nga frika se Trump dhe administrata e tij do ta zbulonin spiunin amerikan.

Arsyetimi i tyre ka marrë shkas kryesisht nga gafat e shpeshta të kreut të Shtëpisë së Bardhë me informacione sekrete të inteligjencës. Sipas asaj që raporton CNN, vendimi për të tërhequr agjentin është marrë në maj të 2017, menjëherë pas takimit të Trump në zyrën ovale me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe ambasadorin Sergej Kislyak, me të cilët diskutoi raporte sekrete të inteligjencës.

https://a2news.com/2019/08/03/pakti-i-ri-me-rusine-trump-te-perfshihet-dhe-kina-ne-traktatin-berthamor/

 Në atë kohë, drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, i tha një zyrtari të administratës Trump se presidenti po nxjerr shumë informacion që rrezikonte dhe pozicionin e agjentit sekret në Rusi, edhe pse ato informacione nuk kishin të bënin me të.

Duke komentuar këto pretendime, CIA thotë se Trump është plotësisht në gjendje të menaxhojë materialet sensitive të inteligjencës dhe pohoi se presidenti amerikan ka qasje të plotë çdo ditë në to. Për këtë reagoi edhe Shtëpia e Bardhë, që nënvizoi se raportimi i CNN ishte “i pasaktë”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu