Djali që rrezikon jetën e të dashurës për foto Instagrami

Një çift në Instagram merr gjithmonë kritika për fotot e rrezikshme që bëjnë, por më së shumti është mashkulli ai që akuzohet se gjithmonë vë në rrezik të dashurën e tij dhe jo veten.

Një nga fotot e fundit tregon vajzën që qëndron në buzë të greminës, ndërsa djali duket në pozicion më të sigurtë. 

Përveç kësaj, shumë komentues kanë kritikuar mënyrën se si tërheq vëmendjen ky çift.

“Është budallallëk me brirë që e bëni këtë për të tërhequr vëmendjen. Ky është budallallëku i të rinjve të sotëm”, shkruan një përdorues Instagrami.

Një tjetër thotë: “Me të vërtetë mendoni se është ide e mirë të inkurajoni të tjerët për të rrezikuar jetën? Mendoni se frazat që shkruani nëpër fotot tuaja janë të thella!! Mendoj se janë fraza idiote”.

Në një tjetër koment lexohet: “Budallallëk i mbështjellë me foto të bukur”.

Shkarkoni aplikacionin e A2