FA largojnë predhat e Luftës së Dytë Botërore në Lezhë

Ministria e Mbrojtjes njofton se Focat e Armatosura larguan nga zona e banuar në fshatin Manati të Lezhës 74 predha të kalibrit 150 mm.

Sipas ministres Xhaçka, ekspertët vlerësuan se predhat e vjetra i përkasin kohës së Luftës së Dytë Botërore dhe se kishte rrezik që ato të ktheheshin në rrezik për banorët. Ministrja e Mbrojtjes bën me dije se arsenali i predhave u dërgua në një poligon të posaçëm ku do të bëhet dhe demontimi i tyre.

Që nga fillimi i vitit Forcat e Armatosura kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin dhe kanë asgjësuar 16 tonë municione të rrezikshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2