Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Flakët që përfshijnë pyjet, kreu i Emergjencave, Çako: Zjarret dhe për motive politike

Nga A2 CNN
9 Shtator 2019, 14:35 | Aktualitet
Flakët që përfshijnë pyjet, kreu i Emergjencave,

Nga fillimi i korrikut dhe deri në ditët e sotme, janë konstatuar 324 raste zjarresh në të gjithë territorin e vendit, pothuajse 5-fish më tepër se vitin e kaluar.

Afro 2 mijë hektarë janë shkrumbuar dhe nga këto më tepër se 7500 rrënjë ullinj janë përfshirë nga flakët. Në total u angazhuan mbi 3 mijë efektivë të ushtrisë, zjarrfikësve apo të Emergjencave Civile, ndërsa shefi i këtij shërbimi sqaron shkaqet e këtyre zjarreve.

“Mbetet shqetësim tendenca për zjarrvënie, e cila imponohet në fund të verës apo fillim të vjeshtës nga bujq të ndryshëm, për të djegur hapjen e kullotave apo hapësirave të ndryshme për ndërtim. Por sivjet konstatohen dhe raste të zjarrvënies së qëllimshme për motive të tjera, ndoshta dhe politike”, deklaroi Çako.

Drejtori flet edhe për ndërgjegjësimin e vetë popullatës për dëmet që shkaktohen nga këto zjarre.

“E domosdoshme të rritet dhe ndërgjegjja qytetare. Janë një masiv i madh i djegies së ullinjve që është një pasuri e qytetarëve. Kërkohet një reagim i menjëhershëm ashtu sikurse kërkon dhe një solidaritet në momentin e evidentimit të zjarrit”, shtoi kreu i Emergjencave.

Përgjatë muajit gusht u regjistruan më tepër vatra zjarri në pothuajse të gjithë Shqipërinë, ku djegia e një masivi pishash në Shëngjin ishte rasti më i rëndë, pasi u rrezikuan edhe banesat.

A2 CNN Livestream

Dita jonë