I nxehti rekord, 1435 viktima u shënuan në Francë

Vala rekord e të nxehtit që përfshiu Europën në qershor dhe korrik është përgjegjëse për vdekjen 1435 personave në Francë. Ministrja e Shëndetësisë, Agnes Buzyn tha se gjysma e personave që humbën jetën ishin mbi 75 vjeç. Megjithatë, falë masave parandaluese sipas saj, shifrat ishin 10 herë më të ulta se në të njëjtën periudhë të vitit 2003, kur një valë vdekjeprurëse të nxehti përfshiu kontinentin e vjetër.

Në muajin qershor në Francë, termometri shënoi vlerën më të lartë të regjistruar deri më tani, 46 gradë Celsius. Gjithashtu edhe Paris shënoi temperaturën me të lartë prej 42.6 gradë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 567 persona humbën jetën gjatë valës së parë të të nxehtit këtë vit, nga 23 qershori në 7 korrik. 868 të tjerë vdiqën nga 21 deri në 27 korrik. Ministrja e Shëndetësisë bën më dije se 10 persona kishin vdekur duke punuar.

Gjatë periudhave të nxehta shumë shkolla dhe aktivitete publike u mbyllën, për të minimizuar ekspozimin në publik. Autoritetet e Parisit krijuan linja të posaçme emergjence dhe ngritën të ashtuquajturat qendrat e freskimit në godinat publike.

I nxehti shkaktoi zjarre të mëdha në Spanjë, me Katalonjën që përjetoi flakët më shkatërruese në 20 vjet. Temperatura të paprecendenta u regjistruan edhe në qytete të tjera në Britani të Madhe, Belgjikë, Luksemburg dhe Holandë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2