Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“James Bond” vazhdon xhirimet, dublanti i Daniel Craig mahnit me skenat aksion në Itali

Nga A2 CNN
9 Shtator 2019, 11:46 | Showbiz

Të gjithë po presin me padurim për të parë filmin e 25-të të agjentit sekret më të famshëm në botë, 007, që do të jetë edhe i fundit për aktorin britanik Daniel Craig. i quajtur “No Time to Die”, filmi është ende duke u xhiruar, me skenat e fundit të filmuara në Itali, në qytezën Matera, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Këtë herë, vendasit dhe turistët janë mahnitur nga skenat aksion të realizuara nga dublanti i Daniel Craig, që nga ndjekjet me shpejtësi të lartë me makina e motorë, te hedhje nga ura. Vetë Craig nuk ishte i pranishëm në këto xhirime, pasi ndodhej ne Festivalin e Filmit në Toronto.

“No Time To Die” do të jetë filmi i fundit në të cilin ai është agjenti sekret, i realizuar 14 vite pas të parit, “Casino Royale”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani