Java e modës në New York, koleksioni i ri i Hilfiger, rikthim në vitet ‘70

Në një prej shfaqjeve më të pritura të javës së modës në New York këtë sezon, dizejnatori amerikan Tommy Hilfiger zbuloi koleksionin e ri gati për t’u veshur, një bashkëpunim më aktoren Zendaja.

Gjithçka, nga veshjet deri tek sfondi i teatrit “Apollo” në Harlem, i mbushur me makina të vjetra, të rikthente në vitet 70-të. Për Hilfiger, kjo është hera e dytë që bashkëpunon me aktoren dhe këngëtaren 23 vjeçare.

“Materialet janë pak më të plota pasi është vjeshtë. Ne kemi përdorur leshin, kadifen po edhe lëkurën“, tha stilisti.

Pasarela u mbush me modele të veshura me pantallona me bel të lartë e printime të lëkurës së gjarprit, me gëzofë të rremë , bluza të kadifta dhe këpucë platforme prej lëkure. Në reshtin e parë të audiencës ishin personalitete të botës së spektaklit si modelet Gigi dhe Bella Hadid.

Koleksioni, i ashtuquajtur ‘Shih dhe bli tani’, një trend në industrinë e modës, iu jep mundësinë konsumatorëve të blejnë menjëherë. Shikuesit që ndoqën shfaqjen online mund të klikonin në veshje për ta blerë atë. Java e modës në New York mbyllet në 11 shtator. 

Shkarkoni aplikacionin e A2