Kompania saudite përgatit listimin në bursë, synon të jetë më e shtrenjtë se Apple

Kompania më e madhe e naftës në botë do të listohet në bursë brenda këtij viti. Saudi Aramco, mund të bëhet kështu kompania me vlerën më të lartë, duke i rrëmbyer fronin Apple dhe Amazon.

Gjigandi shtetëror saudit kërkon të shesë 5% të aksioneve në dy vitet e ardhshme, para që do të riinvestohen në ekonominë e vendit për ta diversifikuar dhe shmangur varësinë nga nafta.

JP Morgan, Morgan Stanley dhe National Commercial Bank pritet të jenë bankat që do të kenë rolin udhëheqës në listimin e Saudi Aramco. Kompania do të regjistrohet në bursën kryesore saudite dhe bankat do të kenë detyrën për ta promovuar atë tek investitorët ndërkombëtarë.

Ndërkohë çmimi i naftës në tregjet botërore u rrit ditën e hënë, pas pritshmërive se ministri i ri i energjisë në Arabinë Saudite, do të mbështesë shkurtimin e prodhimit që propozon Organizata Botërore e Prodhuesve të Naftës.

Shkarkoni aplikacionin e A2