Kriza humanitare në Bahamas, banorët akuzojnë qeverinë: Nuk na mbështeti

An aerial view of damage caused by Hurricane Dorian is seen in Marsh Harbour on Great Abaco Island on September 4, 2019 in Great Abaco, Bahamas. A massive rescue effort is underway after Hurricane Dorian spent more than a day inching over the Bahamas, killing at least seven as entire communities were flattened, roads washed out and hospitals and airports swamped by several feet of water, according to published reports. (Photo by Scott Olson/Getty Images)

Autoritetet e Bahamasit mbrojnë reagimin ndaj uraganit “Dorian”, pasi ai rrafshoi pjesë të ishullit javën e kaluar duke lënë të paktën 43 persona të vdekur. Banorët e ishujve Abaco akuzojnë qeverinë se kishte dështuar të siguronte mbështetje e të parandalonte plaçkitjet. Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet në rrënoja, por të mbijetuarit ankohen se ndihmat po mbërrijnë shumë ngadalë. 

Ka pasur gjithashtu akuza se shifra e vërtetë e vdekjeve po mbahet e fshehur, por autoritetet e mohojnë këtë. Bilanci përfundimtar pritet të jetë disa qindra ose mijëra viktima, pasi shumë persona vazhdojnë të jenë të zhdukur. 

“Numërimi i trupave nuk është prioriteti ynë. Jemi të fokusuar të gjejmë personat e zhdukur, të kujdesemi dhe të sigurojmë komfort për ata që janë lënduar apo që po vuajnë”, tha ministri i Shëndetësisë, Duane Sands.

Mijëra banorë të dy ishujve të goditur më rëndë, Abaco dhe Grand Bahama janë dërguar në kryeqytetin Nasau ku sipas zyrtarëve po qëndrojnë në tenda ose kontenierë. Rreth 70 mijë vetë sipas OKB, janë në nevojë për ushqim dhe strehim. Ekziston frika për përhapjen e epidemive ndërsa uji i pijshëm mund të jetë i kontaminuar. 

Shkarkoni aplikacionin e A2