Mblidhet sindikata e futbollistëve, “Problematikat e sportit, tashmë kanë një zë të fortë”

Një muaj pas formimit, Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë ka zhvilluar konferencën e  parë ku të pranishëm ishin të gjithë kapitenët e klubeve shqiptare.

Mbështetja e futbollit të femrave ishte një nga pikat kryesore të diskutuara, ndërsa kryetari i Sindikatës, futbollisti Andi Lila thekson se kjo shoqëri do të jetë një zë i fortë për problematikat e sportit në vend.

“Jemi në kontakte të vazhdueshme gjatë këtij muaji me futbollistë të ndryshëm, me klube, për problematikat që kanë dhe kemi hasur gjatë kësaj kohe.  Një nga punët tona që do të punojmë fuqishëm është lobimi ynë që futbolli i femrave të bëhet profesionist. Këto janë pikat e para që kemi caktuar gjatë muajit të parë. Shpresojmë që të ecim me ritme më të mira. Duke ditur që jemi në shtator dhe nga premtimi që na është bërë për ligjin e sportit që do të bëhet këtë muaj. Jemi dhe ne që do të themi fjalën tonë. Shpresoj që të gjithë bashkë të jemi një zë i fuqishëm për vendimmarrjen në futbollin shqiptar dhe sportin në përgjithësi”, deklaroi kryetari i sindikatës, Andi Lila.

Shkarkoni aplikacionin e A2