Mbytet një person në një hidrocentral në Librazhd

Policia e Librazhdit bën me dije se ka gjetur trupin e pajetë të një personi në një HEC të vogël në lumin Rrapun. Viktima është identifikuar si 27-vjeçari B.K. banues në fshatin Lunik.

Forcat e policisë u njoftuan nga roja e digës së HEC-it se një person është futur në hidrocentral mbrëmjen e së dielës dhe nuk ka dalë më prej atyre. Pas kërkimeve u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja e trupit të viktimës nga baseni i hidrocentralit.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ka nisur procedurat për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Shkarkoni aplikacionin e A2