Nëna e dy fëmijëve martohet me një… pemë

Një grua angleze ka shkëmbyer betimet me një pemë, duke zgjedhur kështu një mënyrë origjinale për të sensibilizuar njerëzit për shkatërrimin e hapësirave të gjelbra në zonën ku jeton.

34-vjeçarja Kate Cunningham, nga Merseyside, bëri celebrimin me një pemë në Rimrose Valley Park, ku ishin të pranishëm familja dhe miqtë e saj.

“Është një ditë e madhe për të gjithë komunitetin tonë. Nuk është vetëm dita ime, por është dita e të gjithëve ne”, tha Kate.

Kjo ceremoni është një nga përpjekjet e shumta të banorëve të zonës, të cilët kërkojnë të ndalin planet për ndërtimin e një “bypass”-i mespërmes Rimrose Valley.

Shkarkoni aplikacionin e A2