Rafael Nadal fiton Grand Slam-in e 19

Rafael Nadal fiton titullin e tij të 19 Grand Slam pas një finaleje shumë të bukur dhe të luftuar përballë rusit Daniil Medvedev në US Open.

U deshën plot 5 raunde për të caktuar fituesin e këtij viti të US Open me 33 vjeçarin Nadal që fitoi me rezultatin 3-2 me sete në një ndeshje që zgjati për më shumë se 4 orë e 50 minuta.

Me këtë fitore Nadal i afrohet shumë Roger Federer në renditjen për Grant Slam-et e fituara. Zvicerani kryeson renditjen me 20 tituj të fituar ndërsa spanjolli është në vend të dytë me një fitore më pak.

Shkarkoni aplikacionin e A2