Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Reja për gazetarët: Kanë “pushkën” gati

Nga A2 CNN
9 Shtator 2019, 12:24 | Futboll
Reja për gazetarët: Kanë “pushkën” gati

Pas humbjes kundër Francës dhe kritikave ndaj tij, sidomos për rreshtimin 3-5-2, i cili rezultoi një dështim, trajneri i Kombëtares, Edy Reja, kërkon të shmangë keqkuptimet me gazetarët. Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Islandës, Reja është filmuar duke i kërkuar përkthyesit që të tregohet i kujdesshëm, pasi “gazetarët kanë pushkën gati”.

https://www.instagram.com/p/B2L94PygFU-/

Dhe i pyetur pikërisht për këtë skemë, Reja pranoi se Shqipëria nuk ka luajtur në mënyrë perfekte me të, por kundër skuadrave të tjera, përveç Francës, ka pasur rezultate. “Mua më pëlqen të mbrohem duke sulmuar, duke ushtruar presion. Kjo skemë të lejon të luash me dy sulmues dhe mesfushorë që ndihmojnë sulmin. Edhe tre qendërmbrojtësit duhet të dalin përpara, të bëhen mesfushorë ndonjëherë”, tha trajneri.

I pyetur nëse kundër Islandës do të ishte “finalja” e tij, trajneri italian u përgjigj: “Kjo është ndeshja vendimtare, këto janë 90 minuta për të vazhduar ëndrrën tonë. Nëse mundim Islandën kemi më tepër mundësi që të qëndrojmë në garë për Euro 2020, në të kundërt përqindja bëhet më e ulët, me 12 pikë diferencë nga kundërshtarët. Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet në shtëpi. Detyra jonë është pikërisht të fitojmë me Islandën dhe duhet të japim 200% për të shpresuar ende te kualifikimi. Jemi të favorizuar prej kalendarit që kemi, duke shfrytëzuar ndeshjet në shtëpi dhe të marrim pikë në transfertë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë