Shtrenjtohen çmimet, qytetarët paguajnë më shumë për frutat dhe perimet

Konsumi i frutave dhe perimeve është bërë thuajse i pamundur për një pjesë të familjeve shqiptare. Në gusht, që është edhe kulmin i sezonit të prodhimit vendas bujqësor, çmimet e frutave dhe perimeve u rritën me 11.4 për qind kundrejt një viti më parë.

Shtrenjtimi ndodh në një kohë kur inflacioni i gushtit ka zbritur në 1.4 për qind kundrejt 2.2 për qind në të njëjtën periudhë të vitit 2018. Kjo tregon se shqiptaret po konsumojnë më pak.

Krahas ushqimeve, shqiptarët po paguajnë më shtrenjtë edhe për pijet alkoolike dhe duhanin, pasi nga të dhënat e INSTAT vihet re një rritje çmimesh prej 1.5% për këtë grup.

Përballë rritjes së pandalshme të çmimeve, konsumatorët janë të prirur të blejnë gjithnjë e më pak.

Shkarkoni aplikacionin e A2