Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Socialistët mbledhin grupin, Rama e ndjek Metën nga zyra e kryeparlamentarit Ruçi

Nga A2 CNN
9 Shtator 2019, 10:11 | Politikë
Socialistët mbledhin grupin, Rama e ndjek Metën nga zyra e

Kryeministri Rama duket se zgjodhi që ta ndjekë raportimin e Presidentit Meta në Komisionin Hetimor nga zyra e kryeparlamentarit Ruçi, së bashku me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ndërsa, përparja nisjes së punimeve të Komisionit, grupi socialist zhvilloi një mbledhje të drejtuar nga vetë Kryeministri Rama. Burime pranë këtij takimi saktësuan se kryesocialisti nuk është ndalur në punën dhe qëndrimet e socialistëve në Komisionin Hetimor për shkeljet e Presidentit Ilir Meta.

Bëhet e ditur se Rama i ka bërë pjesë të fjalimit të tij veprimet e Kreut të Shtetit, në kohën ku në mbledhje është diskutuar për ligjet e kthyera në Kuvend për rishqyrtim. Mësohet se Kryeministri Rama ka porositur deputetët socialistë që të rrëzojnë të gjitha dekretet e Metës.

Në këtë mbledhje u diskutua për pjesëmarrjen në seance plenare, ku Rama ka kërkuar prezencën e të gjithë deputetëve. Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ishin dhe zgjedhjet në parti, si dhe vlerësimi i punës së drejtuesve të institucioneve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli