Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Stërvitja ekstreme për t’u bërë “njeriu më i fortë në botë”

Nga A2 CNN
9 Shtator 2019, 14:36 | Fotolajme

Mikey Lane merr përmes ushqimit 8500 kalori në ditë dhe stërvitet pesë ditë të javës në përpjekje për t’u shndërruar në një prej njerëzve më të fortë të botës. Gjatë një jave, 35-vjeçari ha 7 pula dhe 6 pica, pjesë e dietës në programin e stërvitjes që ai zbaton.

Britaniku punon prej 9 vitesh për të arritur fizikun e duhur, në mënyrë që të marrë pjesë garën e Njeriut më të Fortë në Botë. Pasi u stërvit për disa vite në palestra të ndryshme, falë aftësive për të ndërtuar dhe mirëmbajtur pajisjet e palestrave, vendosi ta ndërtojë vetë një të tillë, për t’u stërvitur në çdo moment.

Për të ruajtur nivelin e 8500 kalorive në ditë dhe peshën prej 130 kilogramësh, Mikey gjithashtu ushqehet çdo ditë me biftekë, bukë, proshutë, mish, perime, si dhe çokollata dhe biskota.

A2 CNN Livestream

Dita jonë