Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tajfuni “Faxai” godet rëndë Japoninë, 900 mijë banesa pa energji

Nga A2 CNN
9 Shtator 2019, 13:30 | Bota

Tajfuni “Faxai” goditi rëndë Japoninë, ku vetëm në Tokio la pa energji elektrike mbi 900 mijë banesa. Me erëra deri në 210 kilometra në orë, “Faxai” është stuhia më e fuqishme që ka prekur këtë shtet në dekadën e fundit.

Mbi 130 fluturime janë anuluar dhe linjat e trenave qëndruan të mbyllura për shumë orë. Autoritetet njoftuan evakuimin e rreth 400 mijë personave në prefekturën e Tokios dhe u kërkuan qytetarëve të tjerë që të shmangin daljet jashtë banesave.

Deri më tani, tajfuni ka shkaktuar një viktimë dhe 30 të plagosur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë