Vatikan, plas sherri midis lypëseve, humbin “gungën” dhe shndërrohen në boksiere

Një video nga sheshi Shën Pjetër i Vatikanit po bëhet viral në orët e fundit.  Dy lypëse të moshuara, të kërrusura nga një gungë e madhe në shpinë, rrethojnë një turiste që i jep diçka njërës prej tyre.  

Lëmosha ndaj njërës prej lypëseve, që duhet të ishte e majme,  nuk i pëlqeu tjetrës,  që filloi të godiste “konkurrenten” e saj, që ndoshta nuk kishte respektuar ndarjen e territorit ku vepronin.

Sheshi më i vizituar në Europë u shndërrua në një ring, ku dy të moshuarat nuk donin t‘ia dinin as për turistët e habitur që filmonin aty pranë. Madje, nga vrulli i dyluftimit, i bien të dyjave edhe “gungat” false që kishin mbi sup, dhe harruan tërësisht pozicionin e kërrusur, deri sa personeli i sigurisë i Vatikanit i dëboi prej aty.     

Shkarkoni aplikacionin e A2