Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vrasja e Indrit Çelajt, shpallen në kërkim ndërkombëtar vëllezërit Kusi

Nga A2 CNN
9 Shtator 2019, 15:13 | Kronikë
Vrasja e Indrit Çelajt, shpallen në kërkim

Pak ditë pas kontrolleve të shumta në rrethinat e Tiranës, policia shpalli në kërkim ndërkombëtar dy vëllezërit Kusi, të cilët vranë teknikun e kondicionerit Indrit Çelaj.

Hetuesit thanë se për herë të fundit antenat telefonike i kanë gjurmuar vëllezërit në qytetin e Korçës dhe më pas asnjë shenjë e tyre. Dyshohet se të rinjtë janë larguar ilegalisht drejt Greqisë.

Pak ditë më parë, Gjykata e Apelit la në burg babain e Griseldos dhe Albanos, Bujar Kusin.

Indrit Çelaj u qëllua me plumb në kokë teksa ishte duke kryer punime në tualetin e katit të parë për montimin e kondicionerit. Dëshmitë i treguan prokurorisë se Griseldo Kusi i kërkoi llogari Çelajt për një vrimë që po hapte në mur, e më pas e qëlloi me pistoletë.

Nga hetimet doli se pas vrasjes viktima ishte qëlluar me sende të forta dhe disa herë në kokë, kjo për të inskenuar një rënie aksidentale të tij nga shkallët. Por, gjithçka u mbyll kur trupi i pajetë i 26-vjeçarit shkoi në Spitalin e Traumës dhe u fut në skaner.

A2 CNN Livestream

Dita jonë