Akuzat e PD, Babani për A2: Nuk kam marrë as edhe një gjobë

Menjëherë pas akuzave të ngritura ndaj tij nga Partia Demokratike, Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani, ka reaguar për A2, duke i hedhur poshtë ato.

“Jam përpjekur gjithë jetën time të ruaj traditën e familjes, babait e gjyshit tim, një familje e ndershme. E them me përgjegjësi të plotë, që nuk jam dënuar, ndaj meje nuk ka pasur asnjë proces gjyqësor, madje nuk kam marrë asnjë gjobë makine. Me vjen keq që opozita, për të ruajtur elektoratin, trillon shpifje te tilla”, u shpreh Babani.

Më herët, përmes një letre zyrtare drejtuar Prokurorisë, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i kërkoi kësaj të fundit të bënte verifikimet për Babanin, pasi dyshohet që ka qenë i arrestuar në Itali por edhe në Maqedoninë e Veriut.

  • LAJMI I FUNDIT | Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dënohet me 5 vite burg
  • LAJMI I FUNDIT | Ish ministri Saimir Tahiri u shpall fajtor për shpërdorim detyre
  • LAJMI I FUNDIT | Gjykata: Tahiri, i pafajshëm për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës
  • LAJMI I FUNDIT | Nga gjykimi i shkurtuar, dënimi për ish ministrin Tahiri ulet në 3 vjet e 4 muaj
  • LAJMI I FUNDIT | Prokuroria kishte kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm
  • LAJMI I FUNDIT | Tahiri u shpall i pafajshëm dhe për akuzën e grupit të strukturuar kriminal
  • LAJMI I FUNDIT | Dënimi 3.4 vite për Tahirin, konvertohet në 3 vjet shërbim prove
  • LAJMI I FUNDIT | Ish ministri Saimir Tahiri: Kjo që ndodhi ishte një estradë
  • LAJMI I FUNDIT | Saimir Tahiri: Gjykata tha nuk jam kriminel dhe as trafikant
  • LAJMI I FUNDIT | Saimir Tahiri: Të presim, jam kureshtar të lexoj atë që dëgjova