Babani hedh poshtë akuzat e PD: Shpifje, s’kanë lidhje me jetën time

Pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike, Mark Babani ka reaguar në një lidhje “live” në A2, duke i vlerësuar si shpifje këto akuza.

“Akuzat që ata kanë bërë nuk kanë lidhje me pjesën time, nuk kanë lidhje me jetën time. Kam udhëtuar në Itali në vitin 1991 dhe kam shkuar në Sicili. Atje jam regjistruar me Emrin Mark Babani. Kam punuar në aktivitet privat më pas dhe kam udhëtuar në të gjithë Europën dhe botën. Pas lirimit të vizave kam dorëzuar dokumentacionet dhe kam marrë viza në ambasadë. Unë nuk kam pasur asnjë lloj ndalese. Unë nuk kam pasur asnjëherë asnjë lloj ndalese në asnjë shtet të botës. Po ju garantoj se nuk kam pasur asnjë gjobë, as 100 euro, gjatë gjithë jetës time. Edhe babai, edhe gjyshi, nuk kemi bërë në mënyrë absolute gjithë jetën tonë”, shprehet Babani.

Sa i përket akuzës nga PD për përdorim të tre emrave nga Babani, ai e ka mohuar edhe atë. “Asnjëherë. Unë jam Mark Babani. Gjithçka është te vetëdeklarimi kur kam qenë kandidat. Jam i gatshëm të shkojë në institucionet përkatëse. Shenja gishtërinjsh kam dhënë vetëm në Ambasadës Amerikane”, u shpreh Babani në A2.

Shkarkoni aplikacionin e A2