Flakët pushtojnë spitalin, 1 i vdekur dhe 72 të plagosur – A2

Flakët pushtojnë spitalin, 1 i vdekur dhe 72 të plagosur

Untitled collage 2 9 1100x620

Një pacient humbi jetën dhe 72 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në orët e para të mëngjesit në një spital në Dusseldorf.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që ra në spital, i cili nisi nga dhoma në katin e dytë e pacientit 77 vjeçar që humbi jetën. Autoritetet deklarojnë se 11 pacientë të tjerë kanë marrë plagë të rënda ndërsa të tjerët janë trajtuar për probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit.

Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe iu desh më shumë se dy orë për të vënë flakët në kontroll.