Flet njeriu që “çoi” Coutinho-n te Bayern: Lajm i mirë për kampionatin gjerman

Jurgen Klopp ka zbuluar se ai ka luajtur një rol vendimtar në transferimin e Coutinho-s te Bayern Munchen. Trajneri i Liverpool, i cili ka pasur brazilianin në urdhrat e tij në “Anfield”, zbubloi në një intervistë për “Bild” se kishte komunikuar me të para se të merrte vendimin.

“Unë i thashë personalisht që kalimi te Bayern do të ishte një lëvizje e mirë. Ai është një lojtar i klasit botëror dhe një blerje shumë e mirë për kampionatin gjerman. Sigurisht që nuk është një lajm i mirë për Dortmund, sepse shpresoj që Borussia ta fitojë titullin, pasi kampionati po bëhet i mërzitshëm me Bayern-in që fiton gjithmonë”.

Kur janë luajtur vetëm tri ndeshje nga ky sezon i Bundesliga-s, Bayern është në vend të dytë me shtatë pikë, ndërsa RB Leipzig mban vendin e parë me pikë të plota.

Klopp dhe Coutinho te Liverpool
Shkarkoni aplikacionin e A2