Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gafa me himnin shqiptar, UEFA hap procedim për Francën

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 19:03 | Futboll
Gafa me himnin shqiptar, UEFA hap procedim për Francën

UEFA hap procedim për Francën pas gafës me himnin shqiptar në ndeshjen që kombëtarja jonë luajti në Paris ditën e shtunë.

Në vend që të luhej himni i Shqipërisë, organizatorët vendosën himnin e Andorrës. Futbollistët tanë nuk pranuar të nisnin lojën pa u luajtur Himni i Flamurit dhe pas disa minutash u gjet himni jonë dhe u luajt normalisht.

Por, gafën e vazhdoi spikeri i stadiumit, i cili nuk i kërkoi falje Shqipërisë, por Armenisë.

Sipas gjasave, pritet që Federata Franceze e Futbollit (FFF) të gjobitet për këtë ngatërresë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=1wNKp0BJjtQ

A2 CNN Livestream

Dita jonë