Gjykata Kushtetuese, KED publikon rezultatet paraprake të kandidatëve

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka bërë me dije sot rezultatet paraprake të kandidatëve  për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët dhe ato të siguruara nga vetë KED, është arritur një pikëzim për gjashtë kandidatët në postin e lartë të gjyqësorit shqiptar.

Rezultatet Paraprake

Arta Vorpsi 89.610 Pikë

Fiona Papajorgji 88.783 Pikë

Elsa Toska 85.425 Pikë

Marsida Xhaferllari 81.999 Pikë

Besnik Muçi 81.926 Pikë

Regleta Panajoti 80.284 Pikë

KED bën të ditur që në mbledhjen e ardhshme, Këshilli pritet  të miratojë listën përfundimtare për secilin vend vakant si dhe raportin me arsyetimin përkatës për çdo kandidat.

Lista e miratuar do t’i dërgohet atëherë Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2