Gjykata vendos për ekstradimin e rusit të akuzuar për terrorizëm – A2

Gjykata vendos për ekstradimin e rusit të akuzuar për terrorizëm

Gjykata e Durrësit ka vendosur ekstradimin e 32-vjeçarit rus që dyshohet i përfshirë në organizata terroriste.

Treshja e gjyqtarëve gjatë  seancën e ditës së sotme vendosi lejimin e ekstradimit të shtetasit rus Rasul Mislaev nga Republika e Shqipërisë për në Rusi, pasi rezulton se ndaj tij Gjykata e Rrethit Nadterechny, Çeçeni, Rusi ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” si i dyshuar për veprën penale “Organizimi i një formacioni të paligjshëm të armatosur ose pjesëmarrja në të” parashikuar nga legjislacioni penal i Rusisë. Në seancën e mëparshme, Mislaev i kërkoi autoriteteve shqiptare që të mos e depërtonin në Rusi, pasi atje do ta vrisnin.

Mislaev u arrestua nga Policia shqiptare në 12 korrik të këtij viti, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata ruse, ku akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”. Sipas autoriteteve ruse, në qershor të vitit 2013, Mislaev ishte larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar grupit ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri. Ai kishte hyr në vendin tonë si emigrant i paligjshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2