I ndryshon të kuqen klasikes LaFerrari, kritika të ashpra për yllin e Arsenalit

Fansat e makinave kanë marrë një goditje të rëndë ditët e fundit.

Pierre-Emerick Aubameyang, sulmuesi i Arsenalit, ka vendosur që ta mbulojë me një shtresë metalike makinën e tij të kuqe LaFerrari, gjë që nuk është gëlltitur nga opinioni publik.

Personi që i bëri modifikimin në Londër u shpreh: “Aubameyang nuk i pëlqen gjërat normale. Dhe ai e di shumë mirë që do të ketë shumë persona që nuk do të jenë dakord me këtë modifikim”.

Pasi fotoja e parë e LaFerrarit të modifikuar u postua në internet, erdhën komentet e para negative.

“E ke shkatërruar LaFerrarin”, “ja si shkatërrohet një LaFerrari” dhe “nuk e mendoja se mund të prishej një LaFerrari” ishin komentet më të shpeshta.

Shkarkoni aplikacionin e A2