Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Korça turistike, çmime të lira për të huajt, të shtrenjta për shqiptarët

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 15:39 | Sociale
Korça turistike, çmime të lira për të huajt,

Korça e serenatave apo Parisi i vogël siç e quajnë disa, ka thithur këtë sezon veror një numër të konsiderueshme turistësh të huaj, si gjermanë, spanjollë, holandezë, italianë apo edhe çekë.

Mikpritja, kultura, arkitektura, ushqimi dhe natyrisht çmimet vlerësohen më së shumti nga turistët e huaj që vizitojnë për herë të parë Korçën.

Sipas pronarëve të bujtinave, pjesa kryesore e turistëve të huaj vijnë mjaft të informuar në Korçë, nga përshtypjet që kanë lënë turistët e tjerë.

Por, ashtu si edhe në bregdetin e jugut të Shqipërisë, ku shumica e vizitorëve ishin të huaj, edhe në Korçë këtë ndarje duket se e bën pjesa e çmimit. Për turistët e huaj, çmimet janë mjaft të mira, ndërsa për shqiptarët janë në kufijtë e të papërballueshmes. Këtë fakt e kanë konstatuar edhe vetë turistët e huaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani