Kosova, kundër Anglisë për ëndrrën europiane

Dikur ishte slogani i Kombëtares shqiptare, “Ëndrra vazhdon”, por një tjetër skuadër shqiptare e ka huazuar dhe duket se shkon vërtetë drejt një ëndrre të madhe.

Kosova nuk njeh humbje prej 15 ndeshjesh dhe për më tepër mban vendin e dytë në Grupin A të kualifikueseve për në Euro 2020, duke bërë që një objektiv i jashtëzakonshëm të duket shumë pranë.

Sot në mbrëmje, Kosova do të luajë ndeshjen më të rëndësishme që prej themelimit të saj, teksa do të përballet me kryesuesit e Grupit, Anglinë. Një rezultat pozitiv do t’i mbante në pozita komode, por sido që të ndodhë, dardanët janë konfirmuar si mrekullia e Europës.

Në stadiumin “St Mary’s Stadium” të Southampton skuadra e drejtuar nga Shaland ka shansin të luftojë për vendin e parë në renditje. Për të motivuar ekipin e tij, trajneri Shaland imitoi emrat më të famshëm si Zhoze Murinjo apo Jurgen Klop, duke dhuruar spektakël në konferencën për shtyp.

Shkarkoni aplikacionin e A2