Kryeministri Rama, vizitë surprizë Kombëtares – A2

Kryeministri Rama, vizitë surprizë Kombëtares

Të gjithë pranë ekipit Kombëtar në momente të vështira. Ky ishte mesazhi i kreut të Federatës së Futbollit, Armand Duka, drejtuar mbi të gjithëve tifozëve “VIP”, atyre që kanë qenë të privilegjuar në çdo ndeshje të rëndësishme apo pas çdo arritje të futbollit shqiptar.

I pari që u përgjigj ishte Presidenti Ilir Meta, i cili konfirmoi se do të jetë në stadiumin “Elbasan Arena”, në mbështetje të kuqezinjve për ndeshjen me Islandën.

Pak orë më pas, Kryeministri Edi Rama vendosi t’i bënte një vizitë surprizë Kombëtares. Kreu i qeverisë bisedoi me trajnerin Edy Reja u takua në fushë me të gjithë futbollistët, të cilëve u shprehu besim te arritja e një rezultati pozitiv.

Në një postim në “Facebook”, Rama postoi një foto nga stërvitja e Kombëtares, ndërsa shkroi: “Kur fitojnë mbajnë radhë të të tregojnë sa të duan, kur humbet e ke t’i radhën t’u tregosh se sa vlen”.

Shkarkoni aplikacionin e A2