Leyen prezanton ekipin, Presidentja e KE nominon një euroskeptik për zgjerimin

Presidentja e parë grua e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, prezantoi të nominuarit e saj për postet e komisionerëve. Zgjerimi i Bashkimit Europian mund të jetë në duart e hungarezit euroskeptik, László Trócsányi . Përpara se të marrë postin zyrtarisht, nominimi i tij duhet të konfirmohet dhe nga Parlamenti Europian.

Sa iu përket posteve të tjera, Von der Leyen ka zgjedhur me kujdes për të respektuar dhe barazinë gjinore. Për të zëvendësuar Federica Mogherinin, u konfirmua nominimi i spanjollit Jozeph Borel. Si zëvendës presidentë të Komisionit Europian, zgjodhi danezen, Margrethe Vestager dhe holandezin Frans Timmermans.

Von Der Leyen gjeti hapësirë në skuadrën e saj edhe për Johannes Hahn, i cili është nominuar për komisioner të Administratës dhe Buxhetit. Emra të rëndësishëm janë vendosur dhe në fushën e tregtisë dhe ekonomisë, respektivisht irlandezi Phil Hogan dhe ish kryeministri italian Paolo Gentiloni.

Shkarkoni aplikacionin e A2