Lezhë, plagoset 37-vjeçari pranë katedrales katolike

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të shkurtër për arsyeje të dobëta, në një zonë qendrore pranë katedrales katolike.

Viktima e sulmit, një37-vjecar nga Lezha me inicialet A.K, u transportua në spitalin Rajonal të Lezhës me plagë në të dyja këmbët, dhe është jashtë rrezikut.   

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë,  që kanë identifikuar shtetasin A.D. si autor dh epo punojnë për kapjen e tij.    

Shkarkoni aplikacionin e A2