Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Meta bën thirrje të mbështesim Kombëtaren dhe kujton Brazil-Gjermani 1-7

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 09:42 | Aktualitet
Meta bën thirrje të mbështesim Kombëtaren dhe kujton

Të shtunën, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte i pranishëm në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, ku ndoqi nga afër fitoren 2-1 të Kosovës ndaj Çekisë, ndërsa këtë të martë, Meta ka bërë të ditur se do të jetë i pranishëm në “Elbasan Arena”, në ndeshjen Shqipëri-Islandë.

Më tej, në një status në “Facebook”, Meta shkruan se Kombëtarja ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e tifozëve. Ai shkruan se pavarësisht humbjes në Francë, Kombëtarja duhet mbështetur, ndërsa kujton edhe humbjen 1-7 të Brazilit nga Gjermania.

https://a2news.com/2019/09/07/presidenti-meta-ndjek-kombetaren-e-kosoves-uron-dardanet-per-fitoren-ndaj-cekise/

“Nuk kisha në plan të shkoja sot në "Elbasan Arena" për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes. Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët. E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7. Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit. Sot në "Elbasan Arena" me Kuqezinjtë!”, shkruan Meta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani