Meta: Në demokraci cilësia është më e rëndësishme se sasia

Presidenti Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh ku njofton se pas dëshmisë në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij është takuar me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ilir Meta shkruan se bashkë me Ruçin ranë dakord që grupet parlamentare opozitare më cilësore kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96.

“Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë”, shkruan Kreu i Shtetit në “Facebook”.

Shkarkoni aplikacionin e A2